Ivica Daçiq: Vuçiqi po kërcënohet nga mafia serbe dhe ajo malazeze

  • E.K /
  • 18 mars 2021 - 12:11
 Ivica Daçiq: Vuçiqi po kërcënohet nga mafia serbe dhe ajo malazeze

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi se pesidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po kërcënohet nga një “përgjigje e përbashkët” e mafies malazeze dhe asaj serbe sepse “ai po lufton krimin”.

“Në kushtet kur Serbia e godet mafien dhe krimin, është logjike që përgjigjja të jetë e përbashkët”, i tha Daçiq TV Pink.

Duke komentuar akuzat e tabloideve pro-qeveritare se shërbimet sekrete ruse paralajmëruan Vuçiqin për vrasje, Daçiq tha se diçka e tillë nuk ishte për t’u habitur sepse Vuçiq ishte gjithashtu i rrezikuar nga njerëzit që ai i krijoi politikisht dhe që morën pozicione të rëndësishme në administratën publike.

Duke folur në lidhje me deklaratën e presidentit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq se shumica parlamentare e atij vendi ka mbështetjen e autoriteteve në Serbi, Daçiq tha se një vit pas zgjedhjeve parlamentare, Gjukanoviq fajëson qeverinë në Serbi “nga natyra që ai personifikon atë qeveri në Aleksandar Vuçiqin”.

Daçiq vlerësoi se deklarata të tilla janë hipokrite dhe shtoi se Partia Demokratike e Socialistëve e Gjukanoviqit humbi zgjedhjet vitin e kaluar për shkak të Ligjit të diskutueshëm mbi Lirinë e Fesë dhe jo për shkak të ndërhyrjes serbe.

Daçiq i tha kryeministrit malazes Zdravko Krivokapiq se ai duhet të qetësojë tensionet dhe të hapë rrugën për bashkëpunimin e vendit të rij me Serbinë sa më shumë që të jetë e mundur.

(Kosova Sot Online)