Endriti publikon foto të Hashim Thaçit me Medeleine Albright: Nënshkrimi i tij na e solli lirinë dhe pavarësinë

  • E.K /
  • 18 March 2021 - 12:16
 Endriti publikon foto të Hashim Thaçit me Medeleine Albright: Nënshkrimi i tij na e solli lirinë dhe pavarësinë

Konferenca e Rambujesë e mbajtur në Francë është njëra nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës.

Këtë ngjarje e ka kujtuar edhe djali i ish-presidentit, Hashim Thaçit, Endriti përmes një postimi në rrjetet socaile.

Ai publikoi një fotografi ku shihet Hashim Thaçi bashkë me ish-sekretaren e Shtetëve të Bashkuara të Amerikës, Medeleine Albright.

“Në 22-vjetorin e nënshkrimit të Konferencës së Rambujesë, krenar me babain dhe largpamësinë e tij. Nënshkrimi i tij na solli lirinë e pavarësinë tonë”, shkroi ai krahas fotografisë.

(Kosova Sot Online)