Avdullah Hoti: Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!

  • E.K /
  • 18 March 2021 - 13:16
Avdullah Hoti: Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka dhuruar sot gjak në Qendrën e Transfuzionit në Prishtinë.

Me këtë rast, Hoti ka kërkuar edhe nga qytetarët tjerë që të dhurojnë gjak dhe të shpëtojnë jetë.

Hoti ka thënë se COVID’in e ka kaluar në gusht të vitit të kaluara dhe pasi ka pasur ende antitrupa, sot ka dhuruar gjak në mënyrë që të jep kontributin e tij në sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e  dhurimit vullnetar të gjakut dhe shpëtimin e jetës së qytetarëve.

Shkrimi i tij i plotë:

Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!

Covidin e kam kaluar në gusht të vitit 2020, ndërsa në analizat serologjike të para disa ditëve doli se ende kam mjaftueshëm antitrupa, prandaj sot dhurova gjak me qëllim që të jap kontributin tim në sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e  dhurimit vullnetar të gjakut dhe shpëtimin e jetës së qytetarëve, në kohën kur jo vetëm Kosova por i gjithë globi tani po përballet me një valë të re të përhapjes së infeksionit me virusin Corona.

(Kosova Sot Online)