Përurohen pajisje në Onkologji, Zemaj thotë se gjendja në shëndetësi është përmirësuar

  • E.K /
  • 18 March 2021 - 14:09
 Përurohen pajisje në Onkologji, Zemaj thotë se gjendja në shëndetësi është përmirësuar

Ministri  Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë sot se ministrat e ardhshëm do ta gjejnë më mirë Ministrinë e Shëndetësisë se sa ka qenë vitet e kaluara.

Ai këto komente i bëri gjatë një vizite në Klinikën e Onkologjisë ku është prezantuar pajisja Akcelerator linear.

Zemaj tha se pajisja akcelator linear është një investim i kushtueshëm nga ministria.

Ndërsa, sa i përket situatës më pandeminë, Zemaj tha se përkundër që kohëve të fundit ka rritje të rasteve, situata është e kontrollueshme, duke bërë thirrje që të respektohen masat.

“Situata epidemiologjike e ka pasur një rritje që ne e quajmë të lehë por të kontrollueshme duke thirrur të ketë shtim të kujdesit. Në momentin kur ka rritje të numrit reduktohet edhe trajtimi i pacientëve. Por, mbi të gjitha onkologjia është shembull”, tha ai.

Ndërsa drejtori i Klinikë së Onkologjisë Ilir Kurtishi ka thënë se në vendosjen e aparaturës onkologjia shënon një përparim shumë të madh.

“Investim është shumë i domosdoshëm sepse e kemi operuar me vetëm me dy aperatura dhe na ndihmon të kemi menaxhim më të mirë të sëmundjes. Gjatë kohës së pandemisë ka qenë sfidë e madhe mirëpo kemi qëndruar 24 orë dhe kemi ofrua shërbime onkologjike”, tha ai.

(Kosova Sot Online)