Miqtë ndërkombëtar urgjentisht t’i “kapin për veshi” liderët e pa përgjegjshëm politik, të mos na prodhojnë krizë të re politike me zgjedhje të reja!

Miqtë ndërkombëtar urgjentisht t’i “kapin për veshi” liderët e pa përgjegjshëm politik, të mos na prodhojnë krizë të re politike me zgjedhje të reja!
Miqtë ndërkombëtar urgjentisht t’i “kapin për veshi” liderët e pa përgjegjshëm politik, të mos na prodhojnë krizë të re politike me zgjedhje të reja!

Ragip Guraziu

  • 18 March 2021 - 08:02

Shkruan: ANALIST - Ragip Guraziu

Kjo çka po ndodhë tani në këto angazhime serioze për formimin e Qeverisë, pak më pas edhe Presidentit, do të thotë a do ti përshtatin dhe kalojnë kokë ulur që të dyja, kështu po mendoj unë. Një fjalë e urtë popullore thotë : ‘’ Shko e eja ,si Adem Peja’’. Pas Qeverisë së re, puna e presidentit është katastrofë ,dhe ka rrezik se do të na përsëritë një retorikë e ngjarje, jo edhe aq larg ,që të kemi krizë e zgjedhje të tjera, dhe nuk di a do i përfundojmë deri në fund të këtij viti, nëse miqtë ndërkombëtar nuk i ngrehin për veshi liderët e pa përgjegjshëm politik të opozitës. Këtu, për të shkuar puna mbar dhe me kohë dhe përfunduar, formimi I Qeverisë dhe e Presidentit, duhet të ndërhyjnë ndërkombëtaret, siç vepruan kështu edhe me Atifeten Jahjagën, se ne shqiptarët ndryshe nuk po marrim Vesh shqip, edhe pse flasim shqip’’.

-Që ditën e parë, takimi që ngjau me Enver Hoxhën, PDK dhe me Albinin dhe Vjosën, u pa qartë mendimi I PDK-së, derisa Enveri i tregon apo përkujton Albinin për veprimet e tij të VV gaz lotsjellësin në Kuvend. Dhe çka tregoi krejt në fund dita e parë e takimit të krerëve të partive politike me Presidenten në detyrë Vjosa Osmanin dhe liderin e partisë fituese Albin Kurti në konsultat e zhvilluara për mbajtjen e seancës së konstituimit të institucioneve të reja, përveç hapjes së një dileme dhe pikëpyetje të madhe?

Nuk dha shpresë se do bashkohen dhe na len të kujtojmë se po detyrohen më në fund, partitë humbëse të zgjedhjeve të 14 shkurtit, që pas presionit ndërkombëtar, flakareshave që do ti marrin, ti nënshtrohen gjykimit të sovranit dhe ta pranojnë pa kushte atë realitet politik të krijuar, duke ju nënshtruar demokracisë pluraliste, pasi që rezultati zgjedhor shkoj përtej parashikimeve të tyre dhe kaloi në referendum gjithë popullor për ndryshime politike, kur së bashku me Qeverinë, populli në formë plebishitare e deklaroi vullnetin e vetë legal e legjitim edhe për Presidenten, të paren e shtetit. Dhe kështu tani definitivisht nuk ka zgjidhje tjetër, partitë politike të opozitës janë para aktit të kryer, kur nuk mundë të imponojnë kushte e pazare të pista për marrëveshje e tregti të interesave e lakmisë për pushtet, por detyrohen të përulën e nënshtrohen para votës së sovranit, për atë që e kanë merituar dhe për të marr përgjegjësinë aq sa janë ndëshkuar.

Haradinaj është bindur madje qe të heq dorë nga pretendimi për pozitën e të parit të shtetit, duke e pranuar hapur që populli nuk ja ka dhënë as atij dhe as subjektit politik besimin për një pozitë të tillë. Me këtë realitet akoma nuk po bindet PDK. Derisa takimi me LDK-n do të mbahet në fund të javës. Ndryshe ato 10 kushtet, pyetjet e PDK-së për votën e Presidentit, janë loja e fundit e humbjes së turpshme të këtij subjekti të pështirë krimo-politik , që tash po mundohet ta luaj një lojë tjetër te re, që për marrëveshjet dhe pazaret e dëmshme të shtetit ta merr me vete në bashkëpërgjegjësi edhe qeverinë në ardhje, dhe presidencën e mandati të ri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".