Nenad Gjurgjeviq: Dialogu nuk solli zgjidhje për të gjitha çështjet, por u krijuan kornizat për bashkëpunimin ekonomik me Kosovën

  • E.K /
  • 18 March 2021 - 14:38
Nenad Gjurgjeviq: Dialogu nuk solli zgjidhje për të gjitha çështjet, por u krijuan kornizat për bashkëpunimin ekonomik me Kosovën

Këshilltari i kryetarit të Dhomës së Tregtisë Serbe, Nenad Gjurgjeviq, tha se dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga Brukseli nuk mund të thuhet se solli zgjidhje për të gjitha problemet, por, sipas tij, ku dialog ka sjellë disa të mira.

Gjurgjeviq tha se tani ka më shumë qartësi në proces.

“Komunikimi dhe takimet janë bërë normale, është krijuar një lloj parashikueshmërie për biznesin, kornizat në të cilat dihet se si funksionon shkëmbimi ekonomik”, tha Gjurgjeviq.

Ai shtoi se kontaktet e vjetra u rivendosën, bizneset e reja u filluan dhe u zyrtarizuan përmes kanaleve zyrtare, të cilat, thekson ai, mund të shihen në numrin e rritur të kompanive që marrin pjesë në shkëmbimin tregtar mes dy vendeve.

Para dy javësh, Gjurgjeviq kishte thënë se për Dhomën e Tregtisë së Serbisë dhe biznesmenët në rajon, është me rëndësi të madhe që Kosova ta marrë liberalizimin e vizave.

(Kosova Sot Online)