Deputeti rus që inicioi mocionin për “trafikim të organeve gjatë luftës në Kosovë”, kërcënon presidentin Biden

  • E.K /
  • 18 March 2021 - 15:15
 Deputeti rus që inicioi mocionin për “trafikim të organeve gjatë luftës në Kosovë”, kërcënon presidentin Biden

Nënkryetari i Dhomës së Lartë të parlamentit rus, Konstantin Kosachev ka “kërcënuar” presidentin amerikan Joe Biden pas deklaratave të këtij të fundit për presidentin rus, Vladimir Putin.

Konstantin Kosachev, nënkryetar i Dhomës së Lartë të parlamentit rus, tha se Moska ka të ngjarë të ndërmarrë hapa të mëtejshëm “nëse pala amerikane nuk ofron një shpjegim ose falje”, shkruan The Guardian.

Kosachev tha se komentet e Biden-it “nuk janë të pranueshme në asnjë rrethanë” dhe dërguan huq pak shpresë të ndonjë përmirësimi të marrëdhënieve nën administratën e re.

Kosachev tha se komentet e Biden “nuk ishin të pranueshme në asnjë rrethanë” dhe dërguan ndonjë shpresë për një përmirësim të marrëdhënieve nën administratën e re “poshtë rrjedhës”

Konstantin Kosachev që ka shërbyer si kryesues i deputetëve të Federatës Ruse në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës kishte propozuar, mocionin me emrin ‘Mocion për trafikimin e organeve gjatë konfliktit në Kosovë dhe të trajtimit çnjerëzor’” e që më pastaj bazuar në të, senatori zviceran Dick Marty e përpilon raportin e tij 50 faqësh.

Kjo rezolutë më vonë ishte votuar në Parlamentin Evropian dhe i kishte hapur rrugën përpilimit të raportit të Dick Martyt dhe më pas edhe themelimit të Task Forcës Speciale për hetimin e pretendimeve të dala nga raporti, e që udhëhiqej nga prokurori amerikan John Clint Williamson.

(Kosova Sot Online)