Koronavirusi, mjekët dhe infermierët italianë nominohen për çmimin Nobel për Paqe

  • A.P /
  • 18 mars 2021 - 18:34
Koronavirusi, mjekët dhe infermierët italianë nominohen për çmimin Nobel për Paqe

Mjekët, infermierët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor të Italisë janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2021, i cili do të jepet më 10 dhjetor.

Nominimi erdhi në vlerësim të përpjekjeve të tyre në luftën me pandeminë e Covid-19, duke marrë në konsideratë se ishin të parët në Perëndim që iu desh të përballen me një urgjencë shëndetësore shumë serioze.

Kandidatura, e miratuar nga Komiteti Norvegjez i Nobelit në Oslo, u paraqit nga dega Italiane e Fondacionit Gorbachev.

Ashtu sikurse e kërkon protokolli, kërkesa u nënshkrua zyrtarisht nga një fitues i Çmimit Nobel për Paqe. Për këtë u përzgjodh bashkëpresidente e Byrosë Ndërkombëtare të Paqes, Lisa Clark, shtetase amerikane që jeton në Itali dhe ka dhënë ndihmë vullnetare gjatë krizës së Covid-19, firmosi propozimin.

(Kosova Sot Online)