William Burns votohet nga senati amerikan për drejtor të CIA-s

  • A.P /
  • 18 March 2021 - 21:29
William Burns votohet nga senati amerikan për drejtor të CIA-s

Senati i Shteteve të Bashkuara ka votuar William Burnsin si drejtorin e ardhshëm të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës-CIA.

Votimi ishte unanim dhe pa ndonjë vërejtje.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, gazetari i CNN, Wolf Blitzer.

“Senati amerikan ka konfirmuar William Burns si Drejtori i ardhshëm i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës. Ai u miratua me votim unanim. Ai është një ish-diplomat karriere i Departamentit të Shtetit që shërbeu si Ambasador i SHBA në Rusi”, shkroi Blitzer.

Burnsi është një diplomat me më shumë se 30 vjet përvojë dhe ka shërbyer në administratën e Obamës si zëvendës-sekretar i shtetit.

(Kosova Sot Online)