Pandeli Majko i reagon ashpër Vuçiqit pasi publikoi hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë në të

  • E.K /
  • 19 March 2021 - 09:35
 Pandeli Majko i reagon ashpër Vuçiqit pasi publikoi hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë në të

Ministri i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar pas fotografisë që ka publikuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ku shihet harta e Kosovës me flamurin e Serbisë në të.

Majko në një shkrim në Facebook ka thënë se me publikimin e kësaj fotoje, Vuciq tregon se i pëlqen papajtueshmëria.

Ai ka shtuar se ky është një problem i shtetit serb dhe  i seriozitetit të zgjedhur në Beograd.

“Republika e Serbisë nënshkroi një deklaratë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar procesin e paqes rajonale. Diplomacia e fotove në instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në mardhëniet ndërkombëtare”, ka thënë Majko.

I njëjti ka shtuar se sovraniteti i Republikës së Kosovës garantohet nga NATO e jo nga Instagrami, rrjet social ku e ka publikuar fotorgafinë Vuciqi.

“Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami. Kjo është arsye e mjaftueshme që presidenti serb ti ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europian nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)