Skandaloze, diplomatët Kosovar shtetin tonë po e shohin si shtet të përkohshëm!

Skandaloze, diplomatët Kosovar shtetin tonë po e shohin si shtet të përkohshëm!
Skandaloze, diplomatët Kosovar shtetin tonë po e shohin si shtet të përkohshëm!

Nexhmedin Spahiu

  • 19 March 2021 - 07:44

Shkruan: ANALIST - Nexhmedin Spahiu

Profesori universitar, doktor i shkencave, dhe analist politik, ka reaguar lidhur me informatat që po vijnë së fundi nga disa shtet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe akoma qytetaret tanë atje trajtohen si qytetar të Serbisë gjatë administrimit të dokumenteve të ndryshme. Spahiu thotë se kjo është pasojë e papërgjegjësisë totale të njerëzve që janë punësuar në rrjetin diplomatik të Kosovës në ato shtete dhe Kosovën e shohin si shtet të përkohshëm për zhvatje.

-Po ky fakt tregon se ambasadat e konsullatat e Kosovës nuk merren me problemet e qytetarëve të Kosovës e as nuk përkujdesën për autoritetin e shtetit të Kosovës në botë, po vetëm shpenzojnë kot buxhetin e Kosovës.

Ky mentalitet rrënjët i ka te ideja se shteti i Kosovës është i përkohshëm e se qëllimi i lartë është që territorin e Kosovës me ia dhurua shtetit të Shqipërisë. Duke u nisur nga kjo mendësi, shtetin e Kosovës duhet me e zhvatë me rrjepë që përkohësia e tij të jetë sa më e shkurtër, të denigrohen simbolet e saj, të denigrohet autoriteti i saj dhe rrjedhimisht të shkurtohet jeta e saj!.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".