Shqiptarët e gozhdojnë me komente Aleksander Vuçiqin

  • E.K /
  • 19 March 2021 - 10:09
 Shqiptarët e gozhdojnë me komente Aleksander Vuçiqin

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, në rrjete sociale ka postuar një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë në të, e që ky provokim ngjalli reagime të shumta.

Teksa me mijëra qytetarë filluan që të raportojnë këtë fotografi, por edhe duke komentuar në të me flamur të Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

Emra të njohur si boksierët, Robin Krasniqi, Florian Marku e Labinot Rexha komentuan gjithashtu në këtë foto.

Po ashtu gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe Ministri i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë, Pandeli Majko, duke thënë se sovraniteti i Republikës së Kosovës garantohet nga NATO e jo nga Instagrami, rrjet social ku e ka publikuar fotografinë Vuçiqi.

Vuçiqit i ka reaguar edhe kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës përmes një postimi në “Twitter”, ku ka thënë se Serbia po propagandon e po nxitë urrejtje kundër fqinjëve.

Edhe eksperti amerikan, Alon Ben Meir, ndërkaq me anë të një postimi në Facebook ka thënë se SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë këtë provokim të Vuçiqit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ë ë (@avucic)

(Kosova Sot Online)