Pas një jave në kujdes intensiv, vdes kosovarja e cila dyshohet se u rrah nga burri në Zvicër

  • E.K /
  • 19 March 2021 - 10:34
 Pas një jave në kujdes intensiv, vdes kosovarja e cila dyshohet se u rrah nga burri në Zvicër

Kosovarja F.B ka vdekur në Zvicër, pas një jave në kujdesin intensiv, shkruan media zvicerane ’20 minuten’.

Më 12 mars, dyshohet se ndodhi një konfilikt mes çiftit N.B dhe F.B që përfundoi me dhunë fizike.

Gjithçka ndodhi në shtëpinë e tyre në Schafisheim. Çifti kishte tre fëmijë nga lidhja bashkëshortore, ndërsa njëra nga vajzat kishte lajmëruar rastin e dhunës në familje.

Burri 46-vjeçar nga Kosova është arrestuar dhe do të jetë në paraburgim për 3 muaj.

Sipas Zyrës së prokurorit lokal, ai nuk kishte asnjë ndjekje penale në të kaluarën.

Fqinjët e çiftit kosovar thonë se janë të befasuar me ngjarjen, ngase ata shquheshin për raportet e mira ndërmjet vete.

(Kosova Sot Online)