Në Han të Elezit dyvjeçari e vë në lëvizje makinën, aksidentohet në një mur të betonit

  • E.K /
  • 19 March 2021 - 11:20
Në Han të Elezit dyvjeçari e vë në lëvizje makinën, aksidentohet në një mur të betonit

Një fëmijë dyvjeçar është aksidentuar dje me një rrethojë të betonit në Han të Elezit.

I njëjti kishte hyrë në veturë dhe ka larguar nga shpejtësia veturën që u vu në lëvizje.

Pas kësaj përplasje ai është dërguar për tretman mjekësorë në QKUK.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Hani i Elezit, 18.03.2021 – 11:00. Raportohet se një fëmijë i moshës dy vjeçare kishte hyrë në  veturë dhe duke e larguar nga shpejtësia vetura kishte filluar të lëviz rreth 10-15 metra duke e goditur një rrethojë të betonit. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)