“Ishalla do zoti s’e presim se do të bllokohet e gjithë Kosova”, Bytyçi paralajmëron vazhdimin e protestave me autobusë

  • G.G /
  • 19 March 2021 - 12:35
“Ishalla do zoti s’e presim se do të bllokohet e gjithë Kosova”, Bytyçi paralajmëron vazhdimin e protestave me autobusë

Kryetari i Këshillit Grevist, Drion Bytyçi ka paralajmëruar se të hënën do të ketë bllokim të rrugëve të Prishtinës me autobusë si shenjë proteste.

Bytyçi në një konferencë për media ka thënë se si pasojë e kësaj proteste do të mund bllokohet edhe e gjithë Kosovë.

“Nesër vazhdon prapë greva, pasnesër prapë greva, ndërsa të hënën kemi marr vendim që të jemi të gjithë së bashku në orën 10 deri në 12 për bllokimin e rrugëve në Prishtinë. Këtë moment, ishalla do zoti s’e presim se do të bllokohet e gjithë Kosova”, ka thënë Bytyçi.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi tha se rreth 250 autobusë kanë marrë sot pjesë në këtë protestë për të kërkuar zbatimin e marrëveshjes mes kësaj shoqate dhe Qeverisë.

(Kosova Sot Online)