Këshilltari i Kryesisë së VV-së: Nëse Albini qeveris keq, mbështetja për të do të bjerë

  • E.K /
  • 19 March 2021 - 13:35
 Këshilltari i Kryesisë së VV-së: Nëse Albini qeveris keq, mbështetja për të do të bjerë

Zyrtari i Vetëvendosjes dhe anëtari i kryesisë, Arbër Zaimi tha se nëse Albin Kurti zhgënjen dhe qeveris keq, popullariteti për të do të bie.

Zaimi në një intervistë tek gazetari Mustafa Nano tha se ata që kanë votuar VV-në në këto zgjedhje kanë pasur mendim tjetër për Albinin dhe VV-në para 8 vjetëve.

“50 përqindëshi i cili sot votoi Vetëvendosjen një pjesë e madhe para 8 vjetësh kanë pasur mendim  krejt tjetër për Albinin dhe Vetëvendosjen”, tha Zaimi.

Ai u pyet se a do të kenë mendim tjetër për Albin Kurti pas 4 vjetësh, teksa Zaimi u përgjigj se nëse Kurti qeveris keq sigurisht.

“Nëse qeveris Albini keq sigurisht, nëse Albini Kurti zhgënjen, pritshmëritë janë shumë të larta. E ke pasur Hashim Thaçin me popullaritet shumë të lartë, i cili pësoi një rënie të madhe të popullaritetit, pra ky popullariteti i fanatikëve të rrjeteve sociale është shumë i lidhur me performancën aktuale që e ke, nëse fillon të performosh keq për një kohë të gjatë siç vjen kjo mbështetje edhe ikën”, tha Zaimi.

(Kosova Sot Online)