Kushdo që e shihni këtë person, lajmërojeni policinë

  • E.K /
  • 19 March 2021 - 14:27
 Kushdo që e shihni këtë person, lajmërojeni policinë

Policia e Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Shkëlqim Ahmetajt nga Peja.

Përmes një kërkese drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se Ahmetaj po kërkohet për veprën penale “grabitje”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesë.

(Kosova Sot Online)