Lexoni edhe:
Kandidatët që i bëri të ditur AAK’ja për kryetar komunash
Nëna e Hakan Vulës ndodhet në Klinikën Kirurgjike për më shumë se dy muaj.
Sheherzade Vula e cila është 60 vjeçare vuan nga një sëmundje malinje dhe ajo më parë ka marrë trajtim mjekësor edhe në Turqi.
E njëjta, trajtim kërkoi edhe në institucionet publike shëndetësore të vendit.
Tash e dy muaj po qëndron në Klinikën Kirurgjike, por tash po e refuzon ndërhyrjen kirurgjike.
I biri i saj thotë se nënën nuk dëshiron ta operojë në këtë klinikë, kjo për shkak se është i sigurt që nëse ajo operohet atëherë ajo do të vdes.
Kandidatët që i bëri të ditur AAK’ja për kryetar komunashLexoni edhe:
Prandaj ai dëshiron ta dërgojë në shërim jashtë shtetit.
Vula përpos ankesave të tij ndaj pesimizmit të mjekëve thotë se është e vërtetë që ndonjëherë nuk ka pasur sjellje korrekte ndaj stafit mjekësor, por krejt sepse është I pakënaqur nga trajtimi I nënës së tij aty.
E drejtori i Klinikës Kirurgjike në QKUK, Ferat Sallahu konfirmon se pacientja në fjalë po refuzon operimin.
Ai kërkon mirëkuptim nga familjarët e saj, sepse tash e dy muaj ajo po qëndron aty pa pranuar trajtim.
E Sallahu shton se pasi që pacienti nuk pranon të operohet atëherë sipas rregullores duhet ta lëshojë spitalin.
Meqenëse familja Vula dhe drejtoria e Klinikës nuk po gjejnë mirëkuptim për këtë rast, ankesa nga të dyja palët janë dërguar në Inspektoratin e Shëndetësisë dhe në Policinë e Kosovës.
Megjithatë, nuk ka asnjë veprim deri më tani drejt zgjidhjes së këtij problemi.
(Kosova Sot Online)