Vdes një 2-vjeçar në Pejë, babai i tij thotë se u rrëzua nga shkallët e shtëpisë

  • G.G /
  • 20 March 2021 - 10:13
Vdes një 2-vjeçar në Pejë, babai i tij thotë se u rrëzua nga shkallët e shtëpisë

Një fëmijë i moshës 2-vjeçare është dërguar mbrëmë pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës. Babai i tij ka thënë se fëmija ishte rrëzuar në shkallët e shtëpisë.

Përmes raportit 24 orësh, Polcia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fsh,Bokshiq,P ejë 19.03.2021-21:15. Raportohet se në Spitalin Rajonal Pejë, ishte dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar (fëmijë rreth 2 vjeçar). Sipas prindit të viktimës fëmija ishte rrezuar në shkallet e shtëpisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetët i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)