Kishte falsifikuar testet për COVID-19, arrestohet një person në Prishtinë

  • G.G /
  • 20 March 2021 - 10:20
Kishte falsifikuar testet për COVID-19, arrestohet një person në Prishtinë

Një person është arrestuar të premten në Prishtinë pasi që dyshohet se ka falsifikuar teste për COVID-19.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se pronari i një laboratori që kryen teste për COVID-19, ka raportuar se një person tjetër është duke keqpërdorur emrin e laboratorit të tij për falsifikim të tyre.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 “Prishtinë, 19.03.2021-15:10. Ankuesi kosovar, pronar i një laboratori, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke falsifikuar testet për Covid 19 duke përdorur emrin e laboratorit të tij. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)