Gjendet i vdekur një person në një banesë në Prishtinë

  • G.G /
  • 20 March 2021 - 10:22
Gjendet i vdekur një person në një banesë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një banesë në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, është gjetur pa vetëdije një person. Rasti është raportuar nga një grua.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e saj.

“Rr. Jakov Xoxa , Prishtinë, 19.03.2021-13:31. Dëshmitarja femër kosovare ka raportuar se, në banesë e kishte gjetur viktimën të shtrirë në tokë pa vetëdije. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Lidhur me rasti është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)