Miku i Kosovës zgjedhet shef i ri i CIA-s

  • G.G /
  • 20 March 2021 - 14:24
Miku i Kosovës zgjedhet shef i ri i CIA-s

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka dhënë mbështetje diplomatit veteran, William Burns, për ta bërë drejtor të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës.

Senati ka votuar unanimisht, pa ndonjë kundërshtim, për të emëruar Burns (ish-ambasador në Rusi dhe ish-zëvendës sekretar i shtetit) për ta drejtuar agjencinë më të madhe të spiunimit, shkruan Reuters.

Burns pritet të drejtojë CIA-n gjatë Administratës Biden. Ndërsa gjatë administrimit të Trump, shef i kësaj agjencie ka qenë Mike Pompeo.

Diplomati William Burns, kishte vizituar disa herë Kosovën, ku ishte takuar me krerët më të lartë të vendit.

(Kosova Sot Online)