Përfundon mbledhja e LDK-së, kaq vota ishin kundër Kryesisë së re
Lidhja Demokratike të Kosovës ka zgjedhur sot Kryesinë e re të saj në takimin e mbajtur të Këshillit të Përgjithshëm.
Në këtë takim i cili ka zgjatur afër 30 minuta, janë zgjedhur nënkryetarët dhe sekretari i ri.
Anton Quni, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri dhe Shqipe Mjekiqi janë zgjedhur nënkryetarë.
Imri Ahmeti është zgjedhur sekretar.
Ahmeti në një deklarim për medie ka njoftuar se Kryesia e re do të mbajë takim.
Ahmeti ka mohuar se në mbledhje është diskutuar nëse do të kenë votë për Osmanin presidente.
“Këshilli ka miratuar propozimet e kryetarit me shumicë votash, vetëm tri vota kanë qenë kundër këtyre propozimeve, një abstenimin kurse të gjithë tjerët kanë qenë unanime”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)