Zyrtarja e NISMA-s i reagon Valdete Dushicës pasi e braktisi partinë

  • E.K /
  • 20 March 2021 - 16:38
 Zyrtarja e NISMA-s i reagon Valdete Dushicës pasi e braktisi partinë

Valdete Dushica-Bajrami nga sot nuk do të jetë më pjesë e NISMA-s së Fatmir Limajt. Lajmin për largimin e ka konfirmuar vetë ajo përmes profilit zyrtar.

E pas këtij vendimi të Dushicës, ka reaguar anëtarja e kësaj partie, Albulena Balaj-Halimaj.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka shkruar se partisë do t’i qëndrojnë pas edhe kur ka nevojë.

“Nismës do t’i qëndrojmë edhe kur ajo ka nevojë për ne, jo vetëm kur ne kemi pasur nevojë për të. NISMA SOCIALDEMOKRATE ë”, ka shkruar ajo.

Në ndërkohë Dushica ka njoftuar sot se pas 7 vitesh angazhim në Nisman Socialdemokrate e ka mbaruar angazhimin në këtë parti.

“Në mars të 2014 e fillova rrugëtimin tim politikë në Nismë dhe jam krenare për këto 7 vite punë si në kuvend, qeveri dhe në parti me një angzhim të palodhshëm, përkushtim dhe mbi të gjitha sakrificë, kalum periudha të rënda por edhe të sukseshme. Po ashtu, fal Nismës kam njohur shumë djem e vajza, burra e gra punëtor e të gatshëm të kontribojnë për zgjerimin e frymës socialdemokrate e që në rrethana tjera nuk do ta kisha pasur mundësin t’i njoh kurr. Falemnderit secilës e secilit për angazhimin dhe përkrahjen tuaj. Gjithashtu, dua të falenderoj Kryetarin Limaj që për këto 7 vite jo që ka qenë Kryetar i Partisë por edhe një mentor për mua në politikë. Unë më nuk do të jem pjesë e Nismës. Nismës e Kryetarit Limaj i uroj suksese në rrugëtimin politikë dhe gjithë aktivisteve e aktivistëve falemnderit për përkrahje e shumë suksese tutje”, ka shkruar ajo.

https://www.facebook.com/albulena.balajhalimaj.5/posts/3013188618952835

(Kosova Sot Online)