Paraburgim për babain që e grushtoi në fytyrë djalin e tij

  • E.K /
  • 20 March 2021 - 17:14
 Paraburgim për babain që e grushtoi në fytyrë djalin e tij

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar një muaj paraburgim për babain që sulmoi me grushte në fytyrë djalin e tij të mitur.

Sipas njoftimit të Gjykatës, viktima pasi ui grushtua në fytyrë nga babai i tij u rrëzua shkallëve dhe mori lëndime trupore.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Fitore Daci, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se  më 18.03.2021, në shtëpinë e tyre në Ferizaj, me dashje i shkakton lëndim  trupor të dëmtuarit-djalit tij të mitur F.D. në atë mënyrë që pas një fjalosje e godet  me grushte në fytyrë, pastaj janë rrokullisur shkallëve nga kati i dytë në katin e parë , me ç’ rast i dëmtuari kishte pësuar  lëndime të lehta  trupore”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Njoftimi i plotë:

Ferizaj 20 mars 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H. D. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Fitore Daci, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se  më 18.03.2021, në shtëpinë e tyre në Ferizaj, me dashje i shkakton lëndim  trupor të dëmtuarit-djalit tij të mitur F.D. në atë mënyrë që pas një fjalosje e godet  me grushte në fytyrë, pastaj janë rrokullisur shkallëve nga kati i dytë në katin e parë , me ç’ rast i dëmtuari kishte pësuar  lëndime të lehta  trupore.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj,. Paraburgimi do të mbahet në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në QKUK- Prishtinë.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

(Kosova Sot Online)