Lexoni edhe:
Babai i Agonis Tetajt i shkruan letër Lumir Abdixhikut
Një shqiptar 29-vjeç është arrestuar nga policia në Torino, Itali pasi ka rrahur të dashurën e tij. Sipas mediave italiane, i riu i kishte kërkuar asaj telefonin për ta kontrolluar, por kur kjo e fundit ka refuzuar ai e ka qëlluar me shkelma dhe grushte.
Vajza arriti të largohej duke u strehuar në shtëpinë e shoqes së saj. Por 29-vjeçari nuk hoqi dorë nga ndjekja duke e pritur atë jashtë derës së shtëpisë derisa të dilte.
Babai i Agonis Tetajt i shkruan letër Lumir Abdixhikut Lexoni edhe:
Ajo njoftoi policinë dhe priti derisa të mbërrinin uniformat blu për të shkuar në spital. Policia bëri një kontroll në banesën e 29-vjeçarit shqiptar ku gjet 250 gram marijuanë në garazh dhe disa doza në dhomën e ndenjes.
Kjo e rëndoi edhe më shumë pozitën e të riut, i cili tashmë ndodhet pas hekurave në Trento.
(Kosova Sot Online)