Theu xhamat e veturave me sëpatë në parking në Prishtinë, arrestohet

  • A.P /
  • 21 March 2021 - 11:33
Theu xhamat e veturave me sëpatë në parking në Prishtinë, arrestohet

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti është hasur me sëpatë duke thyer xhamat e disa veturave në parking.

Rasti ka ndodhur dje në mesditë në rrugën “Mehmet Pashë Deralla”. Sipas vëllait të tij, i dyshuari është me sëmundje psikike dhe ka prezantuar raport mjekësor.

Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)