Parashikimi i motit për sot: Nuk ndalen reshjet e borës

  • E.K /
  • 22 March 2021 - 08:43
 Parashikimi i motit për sot: Nuk ndalen reshjet e borës

Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për sot dhe ditët në vazhdim.

22.03 – Ftohtë, kryesisht vranët, kohë pas kohe vazhdojnë reshje të dobëta bore, nga Dukagjini ditën të përziera edhe me shi.

23.03 – Ftohtë, kryesisht me vransira, paradite aty këtu me mundësi për reshje të dobëta bore. Ditën do të ketë edhe intervale me diell. Në vise malore reshjet e borës mund të jenë më të vazhdueshme. Gjatë mbrëmjes parashihen kthjellime.

24.03 – Në mëngjes shumë ftohtë. Ditën kryesisht me vransira, ku priten reshje të përziera shiu e bore, që më pas shndërrohen në reshje bore. Në vise malore priten vetëm reshje bore.

25.03 – Vransira dhe intervale me diell, pa të reshura. Në mëngjes shumë ftohtë.

26.03 – Në mëngjes mbetet ende ftohtë e me ngrica, ditën kryesisht me kthjellime.Temperaturat minimale pësojnë rënie, që deri ditën e mërkurë ose të enjte zbresin edhe në -7C, e maksimalet gradualish shënojnë rritje 2C deri 4C, e ditën e premte edhe deri në 10C, e në fundjavë nga Dukagjini edhe deri në 15C.Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 7-16m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes, në pjesën e dytë të javës edhe mbi vlera normale.

(Kosova Sot Online)