Ramush Haradinaj nuk dorëhiqet nga pozita e deputetit

  • G.G /
  • 22 March 2021 - 09:51
Ramush Haradinaj nuk dorëhiqet nga pozita e deputetit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka arritur në Kuvendin e Kosovës ku edhe pritet të mbahet seanca konstituive.

Ai e konfirmoi se do të jetë deputet në këtë legjislaturë dhe nuk do të japë dorëheqje si herën e kaluar.

Haradinaj tha se shef i Grupit Parlamentar të AAK-së do të jetë Besnik Tahiri.

Sa i përket zgjedhjes së kreut të kuvendit ku është propozuar emri i Glauk Konjufcës. tha se tani do të mblidhet grupi i tyre parlamentar dhe do të vendosin.

(Kosova Sot Online)