Lexoni edhe:
Mbushet salla e Kuvendit, deputetët e Vetëvendosjes ulen përballë foltores
Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.
Ismajli tha se gjendja në Gjilan në ditët e fundit është alarmante, duke njoftuar se aktualisht janë 476 raste aktive, 94 prej të cilëve po trajtohen në spital.
Mbushet salla e Kuvendit, deputetët e Vetëvendosjes ulen përballë foltores Lexoni edhe:
Ai ka apeluar qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës sociale.
Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 16256 mostra, 4486 kanë rezultuar pozitivë, 3894 janë shëruar, 117 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 476 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 94 persona dhe 485 mostra në pritje për rezultat.
(Kosova Sot Online)