Albin Kurti para fillimit të seancës: Gjasat i kemi shumë të mira

  • E.K /
  • 22 March 2021 - 10:37
Albin Kurti para fillimit të seancës: Gjasat i kemi shumë të mira

Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka folur pak minuta para se të nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Kurti ka thënë para gazetarëve se janë duke i bërë përgatitjet.

I njëjti ka shkruar se gjasat janë shumë të mira, pa dhënë më shumë komente para gazetarëve.

“Jemi duke bërë përgatitjet shpresojmë më të mirën dhe gjasat i kemi shumë të mira”, ka thënë ai.

Për pak minuta pritet të fillojë seanca konstituive. Pak orë më vonë do të votohet edhe Qeveria e re.

(Kosova Sot Online)