Glauk Konjufca para se të emërohet kryeparlamentar: Nuk jam i emocionuar

  • E.K /
  • 22 March 2021 - 11:20
 Glauk Konjufca para se të emërohet kryeparlamentar: Nuk jam i emocionuar

Glauk Konjufca pritet që sot të emërohet në njërën nga pozitat më të rëndësishme të shtetit.

Para se të propozohet për kryeparlamentar, Konjufca është deklaruar para mediave

Ai ka thënë se nuk është shumë i emocionuar se ai do të emërohet kryeparlametar.

Megjithatë, shton se po gëzohet se po i hapet rrugë krijimit të institucioneve të reja.

“Nuk është shumë emocionuese për mua po natyrisht që është me rëndësi, jo pse unë po zgjedhem po pse i hap rrugë krijimit të të gjitha institucioneve. Konsideroj se kjo është ditë e rëndësishme për vendin tonë”, ka thënë Konjufca.

I pyetur nga media për motin që po mban sot në Kosovë, ai ka thënë se më shumë po i duket mot i bardhë se me borë.

“Mu po më doket më shumë mot i bardhë se me borë”, ka thënë Konjufca.

(Kosova Sot Online)