Deputeti i Vetëvendosjes: Duhet me rritë sallën e Kuvendit

  • E.K /
  • 22 March 2021 - 11:24
 Deputeti i Vetëvendosjes: Duhet me rritë sallën e Kuvendit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, në ditën kur po mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ka shkruar se salla duhet rritur. Kjo pasi LVV-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit doli partia fituese me 58 deputetë.

Në një fotografi të publikuar në Facebook, Rrahmani shkruan: “Duhet me rrit sallen e Kuvendit”.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës po udhëheqet nga deputeti më i vjetër në moshë, Avni Dehari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe deputetja më e re Adelina Grainca nga Partia Demokratike e Kosovës.

Sipas agjendës së seancës së sotme, fillimisht do të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Aktualisht Kuvendi ka shkuar në pauzë 20 minmutëshe.

(Kosova Sot Online)