Glauk Konjufca kësaj radhe e votoi veten

  • E.K /
  • 22 March 2021 - 12:16
Glauk Konjufca kësaj radhe e votoi veten

Glauk Konjufca u zgjodh sot kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Propozimin e tij e ka bërë deputeti Adnan Rrustemi, derisa 69 deputetë kanë votuar pro zgjedhjes së tij, 33 kundër dhe asnjë nuk ka abstenuar.

Edhe Konjufca votoi për veten kësaj radhe, pasi që njëjtë nuk kishte vepruar edhe në vitin 2019.

Konjufca ishte në krye të organit më të lartë ligjvënës pas zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit 2019, kur Vetëvendosje doli partia e parë

Ashtu siç e kërkon rregulli, Lëvizja Vetëvendosje si grupi më i madh parlamentare kishte propozuar Konjufcën për kryetar të Kuvendit.

Më pas Konjufca mori besimin e 75 deputetëve për tu zgjedhur kështu kryetar i Kuvendit, por që ai vet kishte abstenuar.

Por, Konjufca sot ka votuar pro propozimit të Vetëvendosjes për emërimin e tij në pozitën e të parit të Kuvendit.

Ndërsa, sot janë zgjedhur edhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.

Nga LVV, nënkryetare është zgjedhur Saranda Bogujevci.

Nga PDK-ja Bedri Hamza është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit, nga LDK-ja nënkryetar është zgjedhur Kujtim Shala.

Ndërkaq Lista Serbe e ka propozuar Sllavko Simiqin për nënkryetar të Kuvendit.

Për këtë ekip nënkryetarësh për kanë votuar 107 deputetë, 6 kundër dhe asnjë abstenim.

(Kosova Sot Online)