Vjosa Osmani ia bart përgjegjësitë Glauk Konjufcës

  • E.K /
  • 22 March 2021 - 12:18
 Vjosa Osmani ia bart përgjegjësitë Glauk Konjufcës

Vjosa Osmani ia ka bartë përgjegjësitë e kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufcës.

Osmani e ka quajtur Konjufcën deputet shembullor, teksa ka shtuar se Kuvendi i Kosovës duhet jetë shtëpi e qytetarëve.

“Pas votimit të suksesshëm, kam nderin që t’ia bartë përgjegjësitë kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës. Deputetit dhe përfaqësuesit shembullur”, tha Osmani ndër të tjera.

Tutje, Osmani i uroi shumë suksese Konjufcës.

“I uroj shumë suksese Glauk Konjufcës…Të gjitha dosjet që i kemi, nga fushat që i kemi mbuluar do t’i transferojmë gjatë ditës së sotme”, tha më tej Osmani.

Glauk Konjufca është zgjedhur sot Kryetar i Kuvendit të Kosovës, 69 deputetë kanë votuar pro, 33 kundër dhe asnjë asbtenim.

Kundër tij kanë votuar deputetët e PDK-së, LDK-së dhe Listës Serbe. Vota ka marrë nga deputetët e AAK-së, minoriteteve tjera shumicë dhe Xhavit Halitit të PDK-së.

Në fjalën e tij para qytetarëve, ai  ka falënderuar deputetët që votuan pro tij dhe është zotuar se gjithë deputetët e Kuvendit do të jenë të barabartë.

(Kosova Sot Online)