Në orën 16:00 pritet të votohet Qeveria Kurti

  • E.K /
  • 22 March 2021 - 13:11
 Në orën 16:00 pritet të votohet Qeveria Kurti

Sot është mbajtur seanca konstituive, ku është zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës. Ndërkaq sot po ashtu do të mbahet seanca ku pritet të votohet Qeveria Kurti.

Burime të medias brenda Lëvizjes Vetëvendosje kanë deklaruar se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të mbahet në orën 14:00, ndërkaq aty do të vendoset koha kur do të thirret seanca e Kuvendit ku do të votohet Qeveria.

Të njëjtat burime kanë deklaruar për televizionin se seanca për votimin e Qeverisë do të mbahet në orën 16:00.

Ndryshe, në seancën e parë të legjislaturës së tetë, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit, nënkryetare nga radhët e VV’së Saranda Bogujevci, nga radhët e LDK’së Kujtim Shala ndërkaq nga PDK Bedri Hamza dhe Slavko Simiq nga Lista Serbe.

(Kosova Sot Online)