Vjedhja e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, ja çka e pyet Tomë Gashi Qeverinë Hoti?

  • G.G /
  • 22 March 2021 - 13:50
Vjedhja e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, ja çka e pyet Tomë Gashi Qeverinë Hoti?

Sot, kur të zgjidhet Qeveria e re, Kurti 2, përfundon edhe mandati i Qeverisë Hoti.

Kur ka mbetur edhe pak kohë, avokati Tomë Gashi, ua ka rikujtuar Qeverisë në detyrë vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

“Edhe pak minuta qeveria Hoti ka shanse me na tregu ku mbeten qato 2.1 milion€, për kasafortë ma nuk po i vesim se as ata vet po get nuk po e dinë”, ka shkruan Gashi në Facebook.

Ndryshe, këto para ishin ‘avulluar’ dhe ende nuk janë kthyer në Thesar.

Për këtë ishte mbajtur një konferencë e jashtëzakonshme e Qeverisë, pasi që e kishin kuptuar se kishte ndodhur kjo vjedhje.

Megjithatë, deri tani disa persona janë në burg, por ende nuk është dhënë një arsye e qartë se si ndodhi rasti dhe kur do të kthehen ato para në Thesarin e Shtetit.

(Kosova Sot Online)