Avni Dehari: Kontributi im në Kuvend do të jetë në arsim dhe mërgatë

  • E.K /
  • 22 March 2021 - 14:15
 Avni Dehari: Kontributi im në Kuvend do të jetë në arsim dhe mërgatë

Deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës, i cili edhe udhëhoqi seancës konstituive, Avni Dehari pret që të japë kontributin e tij në fushën e arsimit, por edhe në çështje të mërgatës.

Pasi përfundoi seanca konstituive, Dehari para mediave tha se LVV-ja i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur edhe qeverinë e re.

“Varësisht prej temave që shtrohen, por unë jam më shumë i përcaktuar për fushën e arsimit, meqë kam punuar në arsim një kohë të gjatë edhe për çështjet e mërgatës. Nuk mund të thuhet se sa vota i ka por të shohim. Vota të mjaftueshme ka por sa do të jenë saktë nuk e di por ka vota të mjaftueshme”, tha ai.

(Kosova Sot Online)