Provokimi i radhës nga zëdhënës të Kremlinit: Putini e mban me vete valixhen bërthamore

  • A.P /
  • 22 March 2021 - 15:55
Provokimi i radhës nga zëdhënës të Kremlinit: Putini e mban me vete valixhen bërthamore

“Presidenti Vladimir Putin i mban gjithmonë me vete instrumentet e nevojshme të komunikimit, përfshirë ato strategjike, kudo që ndodhet”.

Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kur u pyet nëse presidenti Putin e kishte me vetë “valixhen bërthamore” gjatë fundjavës në Siberi me ministrin e Mbrojtjes.

Peskov gjithashtu shtoi se këto pajisje strategjike janë në çdo udhëtim të Putin përfshirë dhe ato jashtë vendit, raporton A2.

Shërbimi fotografik i realizuar në tajgë së bashku me frazën “valixhja bërthamore” që janë realizuar nga Tass mund të jenë pjesë e strategjisë diplomatike të Moskës kundër Shteteve të Bashkuara.

Tensioni mes dy vendeve së fundmi janë rritur ndjeshëm pasi presidenti Biden refuzoi të kishte një përballje të drejtpërdrejt me Putinin.

(Kosova Sot Online)