90 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Spitalin e Pejës, 16 prej tyre në gjendje më të rëndë

  • E.K /
  • 23 March 2021 - 10:35
 90 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Spitalin e Pejës, 16 prej tyre në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 90 pacientë me COVID-19.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, nga ky spital kanë bërë të ditur se 4 prej pacientëve janë në respiratorë, 16 janë në gjendje të rëndë, ndërsa 64 janë me oksigjen.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 226 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Shkrimi i plotë:

90 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë në Respirator (CPAP), 64 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 8 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 226 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

323 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,074 analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione.

(Kosova Sot Online)