Selim Selimi e pret me lule Albulena Haxhiun

  • E.K /
  • 23 March 2021 - 13:38
 Selim Selimi e pret me lule Albulena Haxhiun

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën, ministres së re Albulena Haxhiut.

Haxhiu është pritur më lule nga Selimi në pranim-dorëzimin e detyrës.

Pas përfundimit të takimit të dy janë deklaruar edhe për media.

Ministrja e re e Drejtësisë tha se do t’i vazhdojë punët e mira që janë nisur nga qeverisjet e kaluara në këtë ministri.

Në anën tjetër Selimi theksoi se VV-ja ka bërë zgjedhjen e duhur duke e emëruar Haxhiun në krye të këtij dikasteri qeveritar.

(Kosova Sot Online)