Çka presin qytetarët nga Qeveria Kurti

  • A.P /
  • 23 March 2021 - 16:34
Çka presin qytetarët nga Qeveria Kurti

Disa nga qytetarët e pyetur në sheshet e Prishtinës, kanë deklaruar se nga Qeveria Kurti presin ndryshime në punësim dhe arsim

Disa qytetarë kanë thënë se presin funksionim normal të kësaj qeverie, ndërsa shpresojnë që ndryshimet pozitive të ketë në punësim dhe arsim.

Labinot Berisha tha se pret një vazhdimësi në politikat strategjike të shtetit, duke thënë se çdo ndryshim i sjellë energji dhe ide të reja.

“Në radhë të parë unë pres një vazhdimësi të institucioneve  në politikat strategjike që i ka shteti të implementohet . Sigurisht që çdo ndryshim sjell energji dhe ide të reja, dhe mundësi për vendin, ne shpresojmë që qeveria Kurti këto ide, dhe planin e tyre ta zbatojnë pa ndonjë presion institucional”, tha Berisha.

Një tjetër qytetar pret ndryshime të mëdha nga kjo qeveri.

“Tek Qeveria Kurti, nëse nuk ka pengesa diçka do të ketë ndryshime rrënjësore, dhe duke filluar që nga pandemia, drejtësia e të gjitha me rend çka i ka premtuar vetëm pengesa mos të ketë”, tha Hakiu.

Sokol Krasniqi tha që presin që të bëhet diçka më mirë, sidomos në punësim e arsim.“Po presim mu bë më mirë për vendin tonë, sidomos  punësimi e arsimi e  të gjitha këto do ishte mirë të bëhet”, u shpreh ai

Ilmi Fazliu një qytetar tjetër tha që populli ka votuar për ndryshime dhe presin të ndodhë një gjë e tillë.“Tek Qeveria Kurti presim ndryshime, në gjitha aspektet, dhe për këtë arsye populli ka bërë ndryshim, dhe e vetmja shpresë është që presim ndryshim”, theksoi ai.


(Kosova Sot Online)