Agjenda e nesërme e Kryeministrit Albin Kurtit

  • A.P /
  • 23 March 2021 - 23:08
Agjenda e nesërme e Kryeministrit Albin Kurtit

Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrit ka njoftuar për agjendën e nesërme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në njoftimin e tyre thuhet se kryeministri Kurti nesër do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Po ashtu, Kurti do të bëjë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova, te varri i veprimtarit, Adem Demaçi.

Kurti do t’i vizitojë edhe Varrezat e dëshmorëve në Velani – Prishtinë.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë e Zyrës së Kryeminstrit për agjendën e nesërme të Kurtit:

1.Kryeministri Albin Kurti me kabinetin qeveritar bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. 

VENDI: Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. 

KOHA: 08:00

2.Kryeministri Albin Kurti me kabinetin qeveritar bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan.


VENDI:Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan.

KOHA:  09:30


3.Kryeministri Albin Kurti me kabinetin qeveritar bën homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova në Prishtinë.


Vendi: Varrezat e dëshmorëve në Velani – Prishtinë.

Koha: 11:15

3.Kryeministri Albin Kurti me kabinetin qeveritar bën homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi në Prishtinë.


Vendi: Varrezat e dëshmorëve në Velani – Prishtinë.

(Kosova Sot Online)