Hidhet nga aeroplani por nuk i hapet parashuta, shpëton në mënyrë të pabesueshme

  • E.K /
  • 24 March 2021 - 11:05
Hidhet nga aeroplani por nuk i hapet parashuta, shpëton në mënyrë të pabesueshme

Lëshimi nga aeroplani për akrobacione të ndryshme me parashutë mund të jetë një aktivitet emocionues, por edhe shumë i rrezikshëm, siç dëshmohet nga një video nga Irani që po qarkullon këto ditë në rrjetet sociale.

Gjegjësisht, video regjistroi momentin kur parashutisti nuk arriti të hapte parashutën në kohë pasi u hodh nga aeroplani.

Ndërsa ai po përpiqej ta bënte këtë në panik, burri u “tërhoq” nga era e fortë te instruktori, i cili e shfrytëzoi rastin.

Kështu, në një situatë mjaft stresuese, një instruktor parashutimi i erdhi në ndihmë burrit në momentin e fundit dhe e shpëtoi, dhe ai regjistroi lëvizjen.

(Kosova Sot Online)