Papa ul pagat e larta për t’ua shpëtuar vendet e punës të tjerëve

  • G.G /
  • 24 March 2021 - 13:20
Papa ul pagat e larta për t’ua shpëtuar vendet e punës të tjerëve

Papa Françesku ka dhënë urdhër për ulje të pagave në Vatikan për t’ua ruajtur vendet e punës njerëzve të zakonshëm në kohën e pandemisë.

Nga ky vendim do të preken edhe kardinalët, paga e të cilëve do të ulet për 10 për qind, ndërsa në masë përfshihen edhe klerikët tjerë, shkruan The Guardian.

Një zëdhënës i Vatikanit tha se nga ulja e pagave nuk do të preken shtresat që paguhen më pak.

Vatikani njoftoi se Papa Françesku e lëshoi dekretin për këtë çështje të mërkurën, ndërsa zbritja në paga do të hyjë në fuqi nga data 1 prill.

Ndryshe, Papa Françesku më parë ka bërë thirrje për luftim të pabarazive gjatë pandemisë, përfshirë shpërndarjen e vaksinave për vendet më të varfra.

(Kosova Sot Online)