KQZ-ja kryen pagesat për personat që u angazhuan në zgjedhjet e 14 shkurtit

  • E.K /
  • 24 March 2021 - 14:07
 KQZ-ja kryen pagesat për personat që u angazhuan në zgjedhjet e 14 shkurtit

Burim Ahmetaj, kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së ka njoftuar se janë kryer të gjitha pagesat e trupave zgjedhore të vendvotimeve dhe të stafit teknik që kanë punuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Sekretariati aktualisht është në fazën e pagesave të trupave zgjedhor të cilët kanë qenë të angazhuar në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit. Aktualisht janë kryer të gjitha pagesat e trupave zgjedhor që kanë punuar në vendvotime dhe stafi teknik që kanë punuar në zgjedhjet e fundit. Komunat e fundit për të cilat : Prishtina, Podujeva dhe Prizreni. Tashmë MF-ja do t’i ekzekutojë këto pagesa”, ka thënë ai.

Më tutje Ahmetaj konfirmoi se janë duke punuar edhe për pagesat për stafin e QNR-së.

“Tash Sekretariati është duke punuar për pagesat e stafit tek Qendra e Numërimit dhe Rezultateve”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)