Toby Vogel për Albin Kurtin: E rrallë që një person me parime dhe integritet të ngjitet në krye

  • E.K /
  • 24 March 2021 - 15:33
Toby Vogel për Albin Kurtin: E rrallë që një person me parime dhe integritet të ngjitet në krye

Anëtari i DPC Global, Toby Vogel, ka shkruar pas zgjedhjes së Albin Kurtit në krye të Qeverisë së Kosovës pas zgjedhjeve të mbajtura më 14 shkurt ku Lëvizja Vetëvendosje mori mbi 50 % të votave.

Vogel ka thënë se është gjë e rrallë të shohësh që një person mbërrin majat duke qenë person me integritet dhe që u përmbahet parime të tij.

Eksperti i DPC ka thënë se ky rikthim i Kurtit në krye të Qeverisë vjen pas rrëzimit nga Qeveria, siç thotë Vogël, si rezultat i “ një inxhiniering amerikan”

“Është e rrallë që një person me principe dhe integritet të ngjitet në krye. Pasi u rrëzuar nga një manovër e inxhiniering Amerikan vitin e fundit dhe pas një fitore bindëse në sondazhe muajin e fundit, Albin Kurti është betuar për herë të dytë si kryeministër i Kosovës”, ka shkruar Vogel.

(Kosova Sot Online)