Vjosa Osmani: 22 vjet më parë regjimi gjenocidal serb vrau aktivistin Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij

  • E.K /
  • 25 March 2021 - 12:09
 Vjosa Osmani: 22 vjet më parë regjimi gjenocidal serb vrau aktivistin Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij

Deputetja Vjosa Osmani ka përkujtuar vrasjen e avokatit Bajram Kelmendi dhe dy djemve të tij nga regjimi gjenocidal serb 22 vjet më parë.

Osmani ka thënë se vrasja ishte me paramendim ngase ata u rrëmbyen nga forcat serbe.

“Vrasja e avokatit Bajram Kelmendi, si dhe dy bijve të tij, Kastriotit e Kushtrimit, 22 vite më parë shpërfaqë mizorinë e regjimit gjenocidal serb.Kjo vrasje nuk ishte e rastësishme, por me paramendim, ngase avokati dhe djemtë e tij u rrrëmbyen nga forcat serbe. Ky regjim vrau drejtësinë me një pushkatim pa gjyq, duke marrë jetën e një aktivisti të të drejtave të njeriut, një mbrojtësi të tyre dhe një avokati energjik”, ka shkruar ajo.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/286648496153030

(Kosova Sot Online)