Vjedhësit e fondeve të luftës duhet hetuar dhe ndëshkuar nga drejtësia e pastruar dhe reformuar, mjaft ka heshtur e bllokuar kjo drejtësi e korruptuar!

Vjedhësit e fondeve të luftës duhet hetuar dhe ndëshkuar nga drejtësia e pastruar dhe reformuar, mjaft ka heshtur e bllokuar kjo drejtësi e korruptuar!

Hajrullah Tërnava

  • 25 March 2021 - 07:49

Shkruan: ANALIST- Hajrullah Tërnava

Kërkohet nga Qeveria në ardhje që tash kur është momenti i duhur, pas zhveshjes nga pushteti të të dy krahëve politik të luftës që kanë të bëjnë me abuzimet e këtyre fondeve, 3% dhe Vendlindja Thërret, t’i kërkohet Prokurorisë Speciale të Kosovës që t’ i heton seriozisht këto pohime dhe të shërbehet me të gjitha faktet, qoftë edhe duke bashkëpunuar edhe me shtetet tjera ku ishin këto fonde të hapura, në mënyrë që të zbardhet e vërteta finale e abuzimit, e plaçkitjes së këtyre fondeve, nga të cilat pas lufte, kokat kryesore të politikës u bënë biznesmenë dhe shtrinë monopolin e tyre jo vetëm krimo-politik, por edhe atë krimo-ekonomik gjatë më shumë se 20 viteve të shkuara. Qeverise në ardhje i propozohet ta filloj punën e saje me reforma thelbësore në të gjitha institucionet e shtetit, dhe ta luftoj krimin në përgjithësi, dhe të gjithë atyre që shpallen të fajshëm t’iu konfiskohet pasuria e paligjshme.

-Tani që së shpejti do të krijohet Qeveria e re, e cila sipas premtimeve që ia ka dhënë elektoratit, votën për ndryshimet që duhen të ndodhin, hapi i parë të cilin duhet ta ndërmerr ekzekutivi i ri duhet të reflekton pozitivisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar e të korrupsionit, duke hetuar dhe vlerësuar krijimin e pasurisë së të gjithë atyre që ishin në pushtet në këtë periudhë prej dy dekadash të pasluftës.

Nuk duhemi të habitemi për një gjendje të tillë qe 21 vit e këndej, sepse të gjithë ata të mëdhenjtë që kanë qëndruar në postet të larta shtetërore dhe që e kanë qeverisur këtë vend, i kanë emëruar strukturat shtetërore me njerëzit e tyre që nonstop i kanë pasur nën kontroll, dhe asnjëri nga ta, qofshin gjykatës, prokuror, apo zyrtar tjerë policor apo të institucioneve tjera, nuk e kanë pasur guximin ti hetojnë apo ti iniciojnë hetimet ndaj tyre, as për vjedhjen e buxhetit të ndërtimit të shtetit të pas luftës, as për vjedhjen e fondeve që u grumbulluan nga qytetarët, në emër të mbështetjes së luftës për liri gjatë luftës, Fondin 3% dhe Fondin Vendlindja Thërret.

Edhe nëse ka pasur dilema për një inicim të tillë, menjëherë i kanë mbyllur ato raste si inegzistente, prandaj edhe ata janë shpaguar për ato veprime të tyre dhe janë pasurua në forma të ndryshme, dhe ashtu ju kanë mbetur besnik të mëdhenjve që i kanë kapur dhe mbajnë peng frenat e shtetit, e në shumë raste, kur bëhet fjala për të afërmit e tyre familjar, shpejt iu janë gjetur vendet e punës në poste të larta apo qoftë edhe në ambasada e konsullata, duke i avancuar dhe duke e jetuar jetën në nivele të larta materiale.

Për këtë pasojë Kosova është shteti më i izoluar në Evropë që nuk ka Liberalizim të vizave, dhe anëtarësim në BE. Prandaj drejtësia kosovare do të vazhdon të rrinë e heshtur përballë të gjitha formave të krimit e korrupsionit, edhe kur është fjala për abuzimet që janë bërë me fondet e luftës, pavarësisht se kemi denoncime të pa ndërprera , të hapura ndaj zyrtarëve të lartë publik të shtetit, dhe figurave të ndryshme politike, për abuzimet që i kanë bërë me fondet e luftës, Fondin 3% dhe Fondin Vendlindja Thërret.

Kjo heshtje do të vazhdon derisa nuk ndodhin reformat e thella nëpër institucionet e shtetit, dhe derisa nuk vjen në pozita të udhëheqjes ajo elitë e re politike e profesionale që do ta përkrahë luftimin e krimit real në tërë shtetin, dhe në ato vende të punës në të cilat duhet të vine njerëz të ri dhe të pastër nga krimi, Vetëm në bazë të efikasitetit dhe sukseseve që do ti arrijnë në luftimin e krimit, ata do të avancohen në hierarkinë e tyre shtetërore sipas meritave, gjë që ky do të ishte një stimuls për ta. Ka kohë që nëpër media dhe në rrjetet sociale qarkullon dëshmia me fakte e veprimtarit të fondit 3% Gani Hoxha se si Xhavit Haliti i ka marr menjëherë dhe kesh 3 milion e 270 mijë marka.

Edhe pse i ka marrë ato pare, edhe pse ai qëndron gjatë në institucionet e shtetit, kur i bëhet pyetja se si i ka marre ato pare, ai me arrogancë përgjigjet se i ka marrë dhe kurrë s’keni me e ditë se kah kanë shkuar ato pare, dhe në disa raste kur akuzohet se i ka marrë dy tre miliona, ai përgjigjet se gjithkush nga ne e ju i ka dy tre miliona, dhe bënë pyetje se çka janë ata miliona a mos janë shumë, nëse i ka çdo banor i Kosovës, nga kjo e thënë e tij nënkuptohet se të pasurit nuk ua dinë skamnorëve, kur në Kosovë ka shumë skamnor që se sigurojnë as ushqimin ditor, dhe nga kjo sjellje e tij dëshmohet se shteti është i kapur nga të fortit e shtetit, dhe ata qëndrojnë mbi shtetin dhe madje edhe tani e kontrollojnë atë, e bëjnë çfarë duan me shtetin.

Edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, së fundi ka bërë një deklaratë shokuese, përmes një shkrimi ka paralajmëruar se do të bëj publike shumëçka në lidhje edhe me Dino Asanajn dhe Hashim Thaçin, pasi që ai pretendon se hiq më pak se 7 milionë dollarë të fondit “Vendlindja Thërret” janë tretur nga Dino Asanaj në SHBA, dhe kanë shkuar drejt e në duart e Hashim Thaçit. Ai në këtë paralajmërim thotë se do të bëjë publike se si u ndërtuar një nga qytetet amerikane i mafies politike në vlerë mbi 120 milionë euro. Ky dëshmitar i shumë të njohurave dhe të panjohurave të krimeve të luftës, madje thotë se i futur në mes të rrjetit të krimit, Dino Asanaj as që kishte shans të dilte i gjallë nga loja ku ishte futur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".