Lexoni edhe:
Një grua në Podujevë rrahet nga kunati
Një 51-vjeçar, i identifikuar si Hasan B., ka tentuar të vrasë vjehrrën e tij 83-vjeçare, e cila ishte shtruar në një spital në Antalia për shkak të koronavirusit.
Ai tentoi dy herë ta mbyste me jastëk pasi kishte frikë se do t’i ngjiste virusin.
Një grua në Podujevë rrahet nga kunatiLexoni edhe:
Mjeku, i cili e pa situatën, largoi dhëndrin nga dhoma dhe raportoi situatën në sigurinë e spitalit.
Hasan B. hyri përsëri në dhomë para se të vinte roja i sigurisë, mbuloi një çarçaf fytyrën e vjehrrës së tij dhe vuri një jastëk në gojë dhe hundë, dhe po priste. Ndërkohë, roja i sigurimit ishte ai që bëri fotot.
51-vjeçari u largua nga spitali, por një ditë më vonë u kap dhe u ndalua në shtëpinë e tij, informon abcnews.al. Ai u arrestua dhe u dërgua në gjykatë.
Ndaj tij u ngrit akuza e “tentim me dashje për të vrarë një person që nuk është në gjendje të mbrojë veten”.
Prokuroria kërkoi 20 vjet burg, por në dëshminë e tij ai tha se kishte shumë frikë se edhe ai do të infektohej pasi vjehrra po kollitej shumë dhe se çarçafin ia kishte vënë për të ndaluar përhapjen e virusit përmes kollës, jo për ta vrarë. Në fund gjykata vendosi ta lërë të lirë të pandehurin, pa të drejtë për të udhëtuar jashtë shtetit, pasi edhe gruaja e tij (vajza e 83-vjeçares) e mbrojti duke thënë se është kujdesur për nënën e saj për 15 vite
Nga ana tjetër, vjehrra e 51-vjeçarit pas disa kohësh vdiq në spitalin e Covid-19 për shkak të koronavirusit.
(Kosova Sot Online)